CEO i Coca-Cola i shkruan Xhelal Mziut

Fejton | 24.01.2018 | nyje.al
Bashkia Kamëz pas inspektimit të segmentit rrugor “Coca- Cola” në Laknas, ka menduar të nisë punimet për ndërtimin e një rruge prej 7 km, në një pjesë tjetër të Kamzës, në Paskuqan të quajtur rruga “Lang Rrushi”, që mendohet të jetë replikë e fshehtë me segmentin e parë. Bëhet fjalë për Bravo Rauch, që prodhohet në Austri dhe eksportohet në të gjithë Evropën.
Shefi i Ceo i shkruan Xhelal Mziut
Inisiativë për këtë projekt-propozim ishte një diskutim në Këshillin Bashkiak të Kamzës ku shumë anëtarë këshilli kanë shprehur pakënaqësinë ndaj segmentit duke e parë atë si një reklamë ndaj pijes së famshme dhe se përpos të gjithave shumica e anëtarëve kanë probleme me stomakun, e kështu nuk kanë sesi të mos lobojnë kundër pijeve me gaz. “Pijet me gaz kurdoherë kanë qënë të dëmshme për shëndetin e njeriut, e mbi të gjitha aspak të denja pasi krijojnë gromësima e kjo nuk është aspak serioze për një Burrë,”- mësohet të jetë shprehur një anëtar gjatë mbledhjes. Ai ka shtuar dhe se në vend të Coca Cola-s shumë mirë aty mund të promovohet “Lang Laknash” që të zonës e njohin me lang rasej. Një pije tradicionale që shërben dhe për të nderuar mikun, përgjithësisht gjatë dimrit. “Pse duhet të ngatërrohemi me një prodhim çifutësh e të mos merremi me produktet e vendit tone”,- ka përfunduar ai. Nga ana tjetër Presidenti i Colë-s, CEO i kompanisë, James Quincey, porsa ka marrë vesh lajmin mendohet që ka përshëndetur zotin Mziu në email, duke i shprehur mirënjohje për nismën. Ai është zotuar që do të vizitojë së shpejti Kamzën, duke i premtuar që një përqindje të vogël të ardhurave të kompanisë të fituara gjatë festave të fundvitit, do t’ia dhurojë si peshqesh Bashkisë Kamëz.
“Zoti Mziu, kur po kërkoja në Google Earth për Laknasin, më kujtuat befas historikun e Cola-s, fillimet tona, atëherë kur kamionat tanë mezi shkonin në skajet e Afrikës, në Johanesburg. Përjetova një emocion të thellë në momentin kur në ekran po pulsonte rrethi i lokacionit mbi vendin tuaj. Ju falenderojmë në emër të kompanisë dhe dëshiroj që kur të jem atje, me disa banorë të përzgjedhur të Laknasit, së bashku, të bëjmë një reklamë për Cola-n. Do ishte nder për ne. I juaji me besë, James Quincey.”

Ndajeni këtë shkrim!

  • Post comments:0 Komente

Lini një përgjigje